Shtegu i pjerrët i një mali në Knorplatz të Italisë, si dhe kushtet e favorshme për lëshim, i mundësuan një parashutisti të paemëruar, të kryente një lëshim të shpejtë.
Mirëpo, pa shkathtësitë e mahnitshme, do ta kishte të pamundur të prekte tokën dhe të rrotullohej, për të kthyer sërish balancë, e parashutës, transmeton Telegrafi.
Videoja që nuk dihet se si është realizuar, e tregon atë teksa lëvizë me një shpejtësi enorme, ndërsa lëshon dorezat për të kryer manovrat e rrezikshme.
Ky regjion malor, është shumë i popullarizuar gjatë dimrit, ku mbushet me sportistë që lëshohen me ski, ndërsa verës shfrytëzohet për ecje, ngjitje dhe çiklizëm malor. /Telegrafi/