Telegrafi

Parashutisti ngelet i varur për aeroplani, për 30 sekonda (Video)

Ai ishte penguar kur parashuta e tij u kap për fluturaken kur ai tentoi të kërcente nga aty, për të kryer një kërcim rutinë.

Incidenti i cili kishte zgjatur rreth 30 sekonda, gjatë të cilave ai kishte qëndruar me kokën poshtë, i ka ndodhur “fluturuesit” amerikan, Miles Daisher, përcjell Telegrafi.

Videoja thuhet se është bërë nga shoku i tij që gjendej në fluturake, video kjo e klikuar me mijëra e mijëra herë.

Pas kësaj, Daisher, i cili thuhet se ka shumë përvojë në këtë profesion, kishte mundur të lirohej, me çka edhe ka vazhduar fluturimin. /Telegrafi/