Site icon Telegrafi

Parashutisti nga Çekia gjendet i vdekur në Krushevë

Parashutisti nga Çekia dje është gjetur i vdekur në vendin e quajtur “Dy çezmat” në afërsi të Krushevës.

“Në vendin e quajtur “Dy çezmat” në afërsi të Kreshevës, dje në orën 13:40 nga ana e ekipit të shpëtimit është gjetur i vdekur J.V (51) nga Republika e Çekisë”, njoftojnë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Parashutisti çek dje rreth orës 13 ka fluturuar nga Guri Meçkin në Krushevë dhe gjatë drejtimit të parashutës është përplasur në dru, ku si pasojë ka rënë në tokë dhe ka ndërruar jetë. J.V ka qenë anëtarë i lidhjes amatere për fluturim.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipe nga stacioni policorë në Krushevë./Telegrafi/

Exit mobile version