Site icon Telegrafi

Parashutisti më i ri hidhet vet prej moshës trevjeçare

Braziliani Luan Da Silva ka gjashtë vjet dhe është parashutisti më i ri në botë. Ka ulëse speciale e cila shtrëngohet në mënyrë që mos ta fryjë era. Kënaqet duke u hedhur me të dhe këtë e bën që tre vjet.

“Kënaqem kur fluturoj. Herën e parë jam hedhur me babanë kur isha dyvjeçar”, ka thënë Luani i pafrikshëm.

Luani dhe motra e tij dhjetëvjeçare Jade rregullisht ngritën në ajër deri në 20 metra derisa prindërit i përcjellin me kujdes. Duke marrë parasysh se që të dy janë instruktorë të parashutizmit, mësimi i fëmijëve të tyre ka qenë hapi i parë.

“Unë për vete mendoj se më me rrezik për njeriun të vozitet me automjet sesa të hidhet me parashutë”, ka thënë babai i djaloshit të guximshëm.

Exit mobile version