Site icon Telegrafi

Parashutisti i marinës amerikane ia huq vendit të zbritjes, përfundon mbi turmën në San Francisko

Një parashutist i marinës amerikane është përplasur në turmën gjatë eventit të Flotës që u mbajt në San Francisko.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në Marina Green, pasi një nga gjashtë anëtarët e marinës duket se ia huq zonës së zbritjes, transmeton Telegrafi.

Videoja e incidentit që është bërë virale, shfaq parashutistin e marinës me një “baner” të ngjitur në parashutë që bie mbi turmën.

Një nënë dhe një adoleshente kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga ky incident, në anën tjetër parashutisti ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Nga marina është bërë e ditur se do të analizojnë të gjitha të dhënat, për të përcaktuar se çfarë shkoi keq gjatë zbritjes së parashutistëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version