Telegrafi

Parashutisti kërcen nga një lartësi prej 4 mijë metra, por kostumi i ngec në rrotat e aeroplanit (Foto/Video)

Një parashutist i cili kishte kërcyer nga aeroplani, për pak sa nuk kishte humbur jetën kur kostumi i kishte ngecur në rrotat e aeroplanit.

Veterani Miles Daishes ka realizuar mbi 7 mijë kërcime nga 4 mijë baza të ndryshme ushtarake. Por në vitin 2005, ai për pak sa nuk e humbi jetën kur tentoi të realizoi 57 kërcime brenda një dite, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Gruaja me mbulesë lë gojëhapur kalimtarët e rastit, shikoni çfarë bën me top futbolli (Foto/Video)

Në një video të publikuar, shihet 47-vjeçari duke qëndruar i varur në rrotat e aeroplanit që po fluturonte mbi 4 mijë metra lartësi.

Por fatmirësisht gjithçka përfundoi si është më së miri, kur një aeroplan tjetër u afrua dhe e ndihmoi të kërcej. /Telegrafi/