Një parashutist i cili kishte kërcyer nga aeroplani, për pak sa nuk kishte humbur jetën kur kostumi i kishte ngecur në rrotat e aeroplanit.
Veterani Miles Daishes ka realizuar mbi 7 mijë kërcime nga 4 mijë baza të ndryshme ushtarake. Por në vitin 2005, ai për pak sa nuk e humbi jetën kur tentoi të realizoi 57 kërcime brenda një dite, transmeton Telegrafi.
Në një video të publikuar, shihet 47-vjeçari duke qëndruar i varur në rrotat e aeroplanit që po fluturonte mbi 4 mijë metra lartësi.
Por fatmirësisht gjithçka përfundoi si është më së miri, kur një aeroplan tjetër u afrua dhe e ndihmoi të kërcej. /Telegrafi/