Telegrafi

Parashutisti bie në mal, i ngulet një copë gjigante e drurit në krahëror, shpëton mrekullisht (Foto/Video, +18)

Një parashutist është lënduar rëndë derisa kishte kërcyer me parashutë, pasi ka përfunduar i përplasur nëpër pemë në mal, ku një cope gjigante e drurit i është ngulur në krahëror.

Fotografitë e publikuara shfaqin 36-vjeçarin Ivan Krasouski nga Bjellorusia, të cilit i është ngulur një copë druri gjigant në krahëror, transmeton Telegrafi.

Ai po fluturonte mbi fshatin Loshany afër Minskut, kur u pengua nga një pemë e lartë dhe përfundoi në mal duke u lënduar rëndë.

Ekipet e shpëtimtarëve kanë arritur ta gjejnë dhe dërgojnë me urgjencë në spital, me një copë të madhe druri në krahëror. Por, është interesant se si ai pozonte në korridor derisa priste që t’ia largojnë nga trupi copën e drurit.

Për fat të mirë burri nga Bjellorusia i ka shpëtuar më të keqes, madje mjekët thonë se ai shpejt do të lirohet nga spitali. Ai madje sa ishte në spital me drurin në krahëror, kishte kohë të tallet me shokët që e filmonin. /Telegrafi/