Site icon Telegrafi

Parashutistët thyen rekordin tri herë për një ditë

Mbi qiellin e Perris Valleyt në Kaliforni për një moment qielli u mbush me njerëz. Ekipi prej 112 parashutistëve australianë theu rekordin kombëtar për numrin e njerëzve në rënie të lirë në formacion të rregullt.

Me një shpejtësi prej rreth 200 kilometra në orë, 112 australianë për 70 sekonda performuan rutinën e stërvitur dhe krijuan një lule prej trupave njerëzor.

Para se ta thyenin rekordin e fundit, ata kishin thyer edhe rekordin e tyre personal dy herë me 105 dhe me 109 parashutistë.

Numri më i madh i parashutistëve në rënie të lirë është shënuar më 2004 në Tajlandë, ku morën pjesë 357 parashutistë nga 40 shtete të tjera të botës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version