Telegrafi

Parashutistët përplasen në ajër, njëra bie në tokë dhe mbetet e vdekur në vend (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një parashutiste humb jetën, pasi përplaset me një parashutist tjetër në një plazh në Meksikë.

Pamjet amatore shfaqin tragjedinë dhe turisten 47-vjeçare, e cila humb jetën pasi përplaset me një parashutist tjetër dhe përfundon më fytyrë në rërë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë të shtunës pasdite në një plazh afër resortit turistik Puerto Escondido.

Viktima është identifikuar si Ursula Hernandez nga Mexico City, e cila u dërgua me urgjencë në spital pasi u përplas në tokë, por u konstatua vdekja e saj.

Ndërsa parashutisti tjetër i paemëruar, gjithashtu është dërguar me urgjencë në spital, por raportohet se gjendja e tij shëndetësore është stabile. /Telegrafi/