Parashutistët e Federatës Aeronautike, sot kanë fluturuar mbi qiellin e Prishtinës, konkretisht mbi zonën e gjerë të qendrës së kryeqytetit.
Ky spektakël me flamuj, po bëhet në kuadër të aktiviteteve festive për 10 vjetorin e pavarësisë.
Adil Behramaj nga Këshilli organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë katër parashutistë në qiej të cilët po fluturojnë mbi kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Ai tha se kjo performancë do të zgjasë deri në orën 13:00.
“Nga ora 12:00 – 13:00, katër parashutistë të Federatës Aeronautike po fluturojnë mbi Prishtinë, konkretisht mbi zonën e gjerë të qendrës së kryeqytetit”, ka thënë Behramaj. /Telegrafi/