Telegrafi

Parashkimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Këtë të martë territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe vlera të larta presioni për pjesën më të madhe të kohës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 9 m/sek duke bërë që valëzimi
në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 9 deri 26 gradë Celsius, në zonat e ulëta 9 deri 29 gradë Celsius, në zonat bregdetare 12 deri 28 gradë Celsius. /Telegrafi/