Parashikuesja e famshme e fatit, 67-vjeçarja Jemima Packington, e cila përdori shpargun për të parashikuar saktë Brexit-in dhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, zbuloi se kush fiton Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Packington është e vetmja femër në botë që përdor metodën e hedhjes së shpargut dhe leximit të shenjave që ata “japin”. Duke përdorur shpargun e saj të sapo rritur në Ëorcestershire të Anglisë, ajo ka parashikuar me sukses disa ngjarje kyçe në vitet e fundit.
Kjo zonjë unike pohon se parashikimet e saj janë midis 75 dhe 90 për qind të sakta, dhe duke qenë se kampionati i ardhshëm evropian është aktualisht në fokus, ajo analizoi me kujdes se çfarë do i tregonin shpargujt.
“Kisha shumë njerëz që më pyesnin se çfarë do të bënte Anglia në Kampionatin Evropian, kështu që i analizova me kujdes shpargujt disa herë. Çdo herë ai tregonte vetëm një gjë – po vjen në shtëpi”, ka thënë Packington për Manchester Evening News, duke zbuluar se si “perimja e saj e besueshme” tha se Anglia do të fitonte Kampionatin Evropian.
ENGLAND WILL WIN EURO 2024
Jemima Packington is a fortune teller who uses asparagus to see into the future and correctly predicted Brexit, Queen Elizabeth’s death and Harry and Meghan quitting the Royal Family. The 67-year-old has revealed that England will end 58 years of hurt… pic.twitter.com/oTzRR8OKpX— K𝗿𝗶𝘇 ᒍ𝘂𝗱𝗲 🇦🇺🇺🇬 (@ChrisOchen1) June 11, 2024
Ajo madje shtoi se Harry Kane do të shkëlqejë dhe se tifozët anglezë kanë arsye të jenë optimistë në turneun e ardhshëm në Gjermani.
Ndryshe nga Anglia, ajo parashikoi gjithashtu se Skocia do të përjetojë rezultate të dobëta në një grup me Gjermaninë, Hungarinë dhe Zvicrën.
Packington zbuloi gjithashtu se si ajo “lexon sinjalet që merr nga kjo perime”.
Woman reads her asparagus to tell us how England will do in the Euros | Weird News #AmericanShareMarket #StockMarket #StockMarketInvesting [Video] ‘Asparamancer’ Jemima Packington has a good track record as she correctly predicted Brexit, Megxit, and… https://t.co/za9ghzCdny
— Jenna Linden (@JennaLUSA) June 10, 2024
“Teknika ime është ende e njëjtë, unë ende hedh shpargujt dhe interpretoj se çfarë thonë modelet mbi to. Njohja e modeleve më merr disa sekonda, ndoshta sepse kam vite praktikë. Unë kaloj çdo vit parashikimet e mia dhe rishikoj se çfarë saktësisht ka ndodhur. Ndonjëherë bëj një gabim të vogël sepse nuk e kam lexuar mirë, por nuk jam kurrë aq larg”, përfundoi parashikuesja e njohur.
Përveç atyre më sipër, ndër parashikimet e saj të suksesshme bie në sy se Andy Murray do të fitojë Wimbledon edhe para se të ishte vetë “ajka” e tenisit botëror. /Telegrafi/