Telegrafi

Parashikuesit: Amerika kërcënohet nga katastrofa e madhe? (Video)

Atë natë thuhet se është vërejtur një fluturake e çuditshme, që është shfaqur në afërsi të vendit ku është paraparë solemniteti, dhe që zhduket në një mjegull të kaltër.

Këtë e panë miliona shikues, që ndiqnin transmetimin direkt të televizionit FOX, gjatë përgatitjeve për ceremoninë e planifikuar për nesër. Kamera që ka xhiruar monumentin e Washingtonit, rastësisht ka regjistruar dritën që rastësisht shfaqet natën në qiell dhe zhduket pa gjurmë disa sekonda më vonë.

Është interesante se fluturaket, që vazhdimisht përshkruhen të kenë origjinë jashtëtokësore, paraqiten para ndonjë katastrofe të madhe, kështu që disa djathtistë amerikanë pohojnë se kjo UFO sinjalizon një profeci e errët. Një tjetër teori është se alienët vetëm kanë dashur të ndjekin ngjarjet në Tokë, qoftë ato pozitive ose negative.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka kërkuar presidentit amerikan që bashkërisht të publikojnë lajmet e natyrës së tillë, dhe nëse Obama nuk do, ai është i gatshëm që praninë e jetës jashtëtokësore ta publikojë vet. /Telegrafi/