Site icon Telegrafi

Parashikohet ulje e çmimeve të banesave në Maqedoni

Udhëheqësit e firmave të ndërtimtarisë presin ulje të çmimeve shitëse të banesave në periudhën që vjen, ndërkaq parashikojnë rritje të punësimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, treguesi i besimit në tremujorin e tretë, krahasuar me tremujorin e dytë, është rritur për 0.2%, ndërkaq për 2.2%, krahasuar me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë.

Ndikim më të madh në kufizimin për përmirësimin e aktivitetit të tanishëm ndërteus kanë harxhimet në rritje për materiale, me 21%, harxhimet në rritje financiare (kamatat), për 18.6%, konkurenca në këtë sektor, për 14.7%, ndërkaq mungesa e kërkesës ndikon me 11.1%./Telegrafi/

Exit mobile version