Tifozët kanë kritikuar ashpër parashikimin ‘arrogant’ të Rafael van der Vaart për Përfaqësuesen e Holandës për ndeshjen çerekfinale kundër Argjentinës.
Holanda përballet me Argjentinën e Lionel Messit për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës “Katar 2022”, me Van der Vaart të sigurt për një fitore ‘të lehtë’ të kombëtares së tij.
Ai ka mbështetur skuadrën e Louis van Gaal për të mposhtur kombëtaren Albiceleste, duke parashikuar një fitore 3-0 ndaj ekipit të Messit.
“Messi e tregoi veten edhe një herë në këtë turne, por djemtë rreth tij nuk janë aq të mirë”, ka thënë fillimisht Van der Vaart për OP1.
“Do të jetë e lehtë! 3-0 fiton Holanda”, u përgjigj holandezi kur u pyet për parashikimin e rezultatit.
🇳🇱🗣️ Van der Vaart: “Messi has shown up again this tournament, but his teammates are not that great. I expect it to end 3-0 for the Netherlands.” pic.twitter.com/3gEFaF0pAS
— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) December 8, 2022
Natyrisht, parashikimi i guximshëm i Van der Vaart zemëroi fansat në internet, me disa njerëz që e cilësuan ‘arrogant’.
“Aq sa njerëzit i urrejnë anglezët për “arrogancën” e tyre, holandezët janë me të vërtetë kombi më arrogant, veçanërisht për një vend që nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës”, shkroi një përdorues i Twitterit.
“Unë nuk jam një tifoz i Argjentinës, por sa dua që ata t’i përulin këta djem…”, shkroi një tjetër tifoz.
“Mezi pres të shoh Van Der Vaart dhe pjesën tjetër të mediave holandeze të hanë fjalët e tyre nesër” dhe “Sa shumë po flasim, ata do të humbasin kaq keq”, ishin disa komente tjera të tifozëve. /Telegrafi/