Inteligjenca artificiale dhe jo qëndrimi bërthamor në Gadishullin Korean, ka shumë gjasa të shkaktojë luftën e ardhshme botërore.
Në përgjigje ndaj pretendimeve të Presidentit Vladimir Putin javën e kaluar, i cili tha se kushdo që e ka inteligjencën artificiale do ta sundojë botën, miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, tha se mendon që teknologjia do të shkaktojë luftën e tretë botërore.
Themeluesi i “Tesla” dhe “SpaceX” iu kthye “Twitter”-it këtë mëngjes për të bërë këtë paralajmërim, duke thënë se “gara për superioritet në inteligjencë artificiale mund të shkaktojë luftë”.
Musk sugjeron se ka shumë gjasa që të shpërthejë një luftë nga vetë inteligjenca artificiale, përcjell Panorama.al.
“Kina, Rusia, së shpejti të gjitha vendet me shkencë kompjuterike të fortë. Gara për superioritet në nivel kombëtar, me shumë gjasa do të shkaktojë luftë të tretë botërore, sipas mendimit tim”, ka shkruar Musk.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar në lidhje me garën ndërkombëtare për të zhvilluar inteligjencën artificiale.
Putin ka parashikuar javën e kaluar se cilido vend që do të udhëheqë në kërkimet për inteligjencën artificiale, do të dominojë çështjet globale. “Inteligjenca artificiale është e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë njerëzimin”, tha thënë Putin sipas agjencisë RT.
“Kjo vjen me mundësi kolosale, por edhe rreziqe të mëdha që është e vështirë të parashikohen. Cilido bëhet lider në këtë sferë, do të bëhet sunduesi i botës”.
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është bërë një çështje e sigurisë kombëtare për vendet e fuqishme të botës.
Janë Kina dhe SHBA-të dy garueset e para, me Kinën që ka njoftuar së fundmi ambiciet e saj për t’u bërë lidere globale në inteligjencën artificial deri në vitin 2030.
Ndërsa shumë analistë besojnë se SHBA-të rrezikojnë të mbeten pas në këtë fushë, kryesisht pasi administrata Trump po shkurton fondet për kërkimet shkencore dhe teknologjike.