Partia konservatore GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov është duke udhëhequr në rezultatet e zgjedhjeve bullgare të së dielës, sipas parashikimeve të hershme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një sondazh nga Gallup e vendosi GERB në mbi 22 për qind.
Kjo do ta vinte atë përpara partisë populiste “ITN” Slavi Trifonov, me 21.5 për qind.
Sidoqoftë, sipas parashikimeve, asnjëra palë nuk do të ishte diku afër shumicës.
Bullgarët po zgjidhnin një parlament të ri të dielën për herë të dytë në pak më shumë se 100 ditë, pasi asnjë qeveri nuk doli nga zgjedhjet në prill. /Telegrafi/