Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ishte i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, mbrëmjen e djeshme për diskutuar skenarët e mundshëm të planit të kryeministrit Rama për ndërtimin e një shteti bektashi.
Sipas tij, lëvizja ishte shumë e qartë dhe e adresuar në dy palë, për presidentin turk, Erdogan dhe gjithashtu presidentin serb, Vuçiç, mesazhin ndaj të cilëve Osmani e komentoi kështu:
“Mendimi është që Rama i ka thënë Erdoganit që mua nuk më lënë amerikanët që ti të kesh pushtet politik mbi myslimanët e Shqipërisë. Rama i thotë Erdoganit që ata që do kesh ti në kontroll janë myslimanët e këqij, sepse myslimanët e mirë janë ata të Baba Mondit, në shtetin sovran bektashi. Erdogani do të luajë në Ballkan me myslimanët sunitë, pjesë e të cilëve është dhe ai vetë dhe mesazh që Rama i jep mesazhin që këta myslimanët që do të kontrollosh ti janë ata që nuk jap dot garanci për ta. Kurse për Vuçiçin janë mesazhi i qartë që këtu entitete ligjore të kenë hapësirë që të krijojnë një derë nga ku të kërkojnë shkëputjen nga Shqipëria.”
Më tej, në fjalën e tij ai u shpreh se rreziku që Shqipëria të copëtohet është shumë i madh, kjo sepse nëse sunitët do të kërkonin shtetin e tyre, si sekt fetar, shtrirja e tyre në një pjesë shumë të madhe të vendit, përfshirë vende si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Lushnja, do rriste përçarjen në vend.
“Precedenti është i rrezikshëm. Besimtarët që besojnë tek thirrjet e Haxhi Qamilit mund të kërkojnë një shtet sunit, Tirana, Elbasani, Lushnja, Durrësi, enklavë sunitë, me kalifat që drejtohet nga një drejtues që ka udhëheqës shpirtëror Erdoganin. Gjysma e Shqipërisë janë sunitë, Tirana, Durrësi, Elbasani, ne e kemi zemrën në Stamboll tek presidenti turk. Një pjesë e jugut kalon me Greqinë, pensionet jua shpërndajnë, Rama i rregulloi punët me Mitcotaqis, Beleri u shpall Eurodeputet etj. Kryeministri ka konsumuar aktin e tradhtisë kombëtare,” tha Osmani. /Telegrafi/