Site icon Telegrafi

Parashikimi i Munishit për fituesin ndërmjet Argjentinës dhe Francës

(Foto: RTV Dukagjini)

“Do jetë një përballje mes ardhmërisë dhe historisë së futbollit. Unë besoj që mbarë bota është për Messin me e fitu këtë mundial” (sic) – kështu ka deklaruar trajneri i njohur Ismet Munishi në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini.

Ai po ashtu shtoi se “Argjentina kundër Kroacisë luajti në stilin e kampionit. Kemi thëne edhe para ndeshjes ndaj Kroacisë, nëse Messi është në formë, atëherë janë gjasat e mëdha për fitore”.

“Ata luajtën sikur në Kupën e Amerikës, ishin shumë të sigurt në mbrojtje dhe shumë të qartë në tranzicion” (sic).

Strategu i futbollit gjithashtu tha “zakonisht Botërorin e merr kush luan më mirë në repartin defensiv. Messi e shënon një gol edhe Alvarez shënon, por është e rëndësishme që të mos pësosh gol.

Kjo është nata e 25- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.

Exit mobile version