Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, priten ulje temperaturash

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se çfarë moti do të mbajë nesër mbi vendin tonë.

Në njoftimin e bërë nga IHK thuhet se, fushat me presion të lartë të ajrit të cilat kanë përfshirë vendin do të mbeten të qëndrueshme edhe gjatë ditëve në vijim, dhe si pasojë e kësaj gjendje bllokuese anticiklonike dhe kthjellimeve do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet mbeten pothuajse konstante, kurse nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version