Vranësirat do të jenë të pranishme në Shqipëri që në orët e para të mëngjesit, ku në zonat jugore do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në juglindje. Gradualisht gjatë mesditës reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës në zonat malore të jenë dominuese.
Më të dendura reshjet do të paraqiten në jug – juglindje të vendit. Edhe gjatë natës, vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë të pranishme.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 2 gradë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi juglindor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë deri në 3 – 4 ballë. /Telegrafi/