Sot do të ketë përmirësim të kushteve të motit duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të zonave malore veriore të cilat do të kenë vranësira dhe shira të karakterit lokal.
Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore, kryesisht veriun. Gjatë natës i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë deti të jetë pa dallgë. /Telgrafi/