E gjithë ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet situata e motit për zonat malore veriore, verilindore dhe juglindore.
Parashikohet që pasditja të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.
Gjatë orëve të vona të natës priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.
Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të arrije deri në 1 ballë. /Telegrafi/