Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të mbetet në ndikimin e kthjellime dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat verilindore dhe juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu afatshkurtër.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim të ulët. /Telegrafi/