Moti sot do të karakterizohet në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira të kohë pas kohëshme, por edhe herë pas here do të ketë riga të dobëta shiu. Më të theksuara vranësirat dhe shirat do të paraqiten në zonat jugore dhe juglindore të vendit.
Pjesa e dytë e ditës duke përfshirë edhe natën do të dominohet nga vranësira dhe shira të dobët në qendër dhe jug të vendit duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta zonat malore veriore.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë. /Telegrafi/