Dita e sotme moti në Shqipëri, do të karakterizohet me temperatura të ulëta, por më të rritura se ditët e fundit.
Orët e paradites do të jenë në dominim e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore të territorit.
Gjatë pasdites, vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit, sërish më të theksuara paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Në orët e vona të natës do të kemi shtim të vranësirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale, më e ndjeshme kjo në vlerat e mesditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë. /Telegrafi/