Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare në Shqipëri do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, ndërsa me vranësira dhe shira të izoluar do të jetë moti për zonat malore verilindore-juglindore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke bërë që i gjithë territori i vendit të rrezikohet nga shira të dobët dhe afatshkurtër, herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.
Gjatë natës i gjithë vendi do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjate orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje me 1-2 gradë të temperaturave në vend.
Era do të vijoje të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga jugperëndimi, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrije deri në 2-3 ballë. /Telegrafi/