Deri në mesditë, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin, por pas mesdite priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë Shqipërinë, më të dukshme në zonat juglindore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në zonat malore duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët bregdetin dhe zonat e ulëta.
Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të motit. Sipas “MeteoAlb”, sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme të ditës.
Era do të vijojë të fryjë mesatare duke rritur shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë edhe në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. /Telegrafi/