Telegrafi

Parashikimi i motit për sot

Pjesa më e madhe e Shqipërisë sot do të dominohet nga moti i kthjellët me përjashtim të zonave lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë edhe vranësira të herëpashershme.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të mbeten prezente edhe gjatë pasdites duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në zonat qendrore dhe jugore ndërsa me vranësira paraqitet moti për zonat veriore. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë prezente në të gjithë vendin.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë në vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët. /Telegrafi/