Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për Shqipëri

Moti për të enjten në Shqipëri parashikohet me kthjellime deri në orët e mesditës, më pas zhvillim vranësirash deri në të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik prej orëve të mesditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa prej orëve të mbrëmjes nuk ka më reshje shiu. Baza e reve të ulëta 600 metër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-12 m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 2.0 metra. Shikimi 5-20 km. Mjegullinë nëpër lugina.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet Malore 15/26

Vendet e Ulëta 17/31

Vendet Bregdetare 19/29 . /Telegrafi/

Exit mobile version