Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për Shqipëri

Moti në Shqipëri për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë natës. Në pjesën jugore të vendit do të ketë shtrëngata shiu dhe pjesërisht stuhi, ndërsa në pjesën e parë të ditës intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët dhe mbeten të pranishme në veriperëndim dhe në pasdite në pjesën jugore.

Baza e reve të ulëta 500 metër. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim–Juglindje 1-15m/sek. Deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.8 metra. Shikimi 5-20 km. Mjegullinë në orët e mëngjesit.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore 7/19

Vendet e Ulëta 9/25

Vendet Bregdetare 12/24. /Telegrafi/

Exit mobile version