Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për Shqipëri

Sipas shërbimit meteorologjik, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme relativisht të nxehta në mesditë.

Në orët e mëngjesit moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në orët e mesditës përgjatë zonave malore do të shfaqen vranësirat e pakta lokalisht mesatare. Pasdite dhe në mbrëmje sërish pritet kthjellim në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/sek dhe më e theksuar në bregdet. Deti i forcës 3 gradualisht në dobësim në mbrëmje.

Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat e tyre maksimale:

Vendet Malore 13/31

Vendet e Ulëta 16/34

Vendet Bregdetare 18/33. /Telegrafi/

Exit mobile version