Moti për të martën në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës dhe pasdites
Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu në formën e pikave. Në zonat kodrinore dhe malore në lindje të vendit reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-12 m/sek. Deti do të jetë i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metra. Mjegullinë nëpër lugina.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 14/30
Vendet e Ulëta 15/32
Vendet Bregdetare 18/31. /Telegrafi/