Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime deri në orët e mesditës, më pas do të ketë zhvillim vranësirash deri në të dendura.
Sipas shërbimit meteorologjik, prej orëve të mesditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar të herë pas hershme në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Prej orëve të mbrëmjes nuk do të ketë më reshje shiu. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-12 m/sek. Deti parashikohet të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metra. Mjegullinë nëpër lugina në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 15/27
Vendet e Ulëta 18/32
Vendet Bregdetare 18/30. /Telegrafi/