Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për fundjavë në Shqipëri  

Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se në Shqipëri të shtunën do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit.

SHMU njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 10 dhe 18 gradë.

Ndërkaq, për të dielën parashihet që moti të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin.

Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në lartësinë mbi 800-1000 metër ditën e diel, gjatë pasdites priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version