Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme, shi dhe erë e fortë deri të premten

Drejtoria për Punë Hirdometeorologjike njofton se nën ndikimin e aktivitetit ciklon nga lindja do të ketë një periudhë paqëndrueshmërie me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Proceset do të jenë veçanërisht më intensive ditën e enjte dhe të premte kur do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe dukuri lokale e stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër në disa vende.

Në Shkup nga nesër deri të premten do të ketë dukje të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në pjesë të luginës në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër.

Në rast shkarkimesh elektrike, rekomandohet të tregoheni më të kujdesshëm, të mos qëndroni në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Exit mobile version