Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për ditën e premte dhe grafika e temperaturave (Foto)

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot kryesisht i vranët.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Sipas një grafike, temperaturat më të ulëta do të jenë në Ferizaj (-11 deri në 2), Mitrovicë (-11 deri në 2), si dhe Prishtinë (-11 deri në 3).

Ndërsa si qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Prizreni dhe Gjakova (-8 deri në 4 gradë Celsius). /Telegrafi/

Exit mobile version