Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri, temperatura deri 27 gradë Celcius

Foto: Ilustrim

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jug-perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Era për do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen :

në zona malore 5 deri 23 gradë Celcius

në zona e ulëta 5 deri 27 gradë Celcius

në zona bregdetare 11 deri 26 gradë Celcius. /tch/

Exit mobile version