Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në Shqipëri do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit dhe deri në mesditë me intensitet të lartë në të gjithë vendin.
Më e rënduar do të jetë situata në veri e veriperëndim aty ku pritet sasia më e lartë e reshjeve të shiut.
Gjatë kësaj periudhe reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht rrebeshe breshëri.
Erë e vrullshme jugore, do të jetë prezente gjatë gjithë periudhës së kalimit të këtij sistemi frontal.
Prej mesditës, reshjet e shiut do të mbeten të herëpasherëshme duke humbur intensitetin.
Temperaturat do të pësojnë rritje në mëngjes dhe rënie të ndjeshme në mesditë.
Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër. /kp/Telegrafi/