Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu në të gjithë vendin

Foto: Ilustrim

Shqipëria do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm këtë të shtunë.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu.

Përgjatë ditës së shtunë do të ketë reshje shiu të përkohshme me intensitet të ulët dhe në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim.

Këto do vijojnë deri në orët e pasdites dhe deri mëngjesin e së dielës në jug e pjesërisht në qendër.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje, kurse valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Prej mesditës së ditës së diel moti do të jetë me diell. /Tch/Telegrafi/