Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu që në orët e para të ditës.
Reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive më të përqendruara në Veriperëndim të vendit, deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës, reshjet do të mbeten të herëpasherëshme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15m/s. Valëzimi i forcës 2-3.