Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë juglindore.
Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa nuk do të mugnojnë edhe intervalet afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura në zonën e jugut dhe kryesisht juglindjes do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe relativisht problematike dhe shpejtësi deri 12-16m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 14 në 35 gradë Celsius. /Telegrafi/