Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri, deri të premten temperatura 33 gradë Celcius, në fundjavë rikthehet i nxehti afrikan

Masat ajrore të freskëta do të qarkullojnë edhe këtë javë në Shqipëri.

Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha për “Euronews Albania”, se duke filluar nga e marta do ketë rritje të lehtë të temperaturave, me vlera që pritet të arrijnë në 33 gradë Celcius të premten.

“Kanë vijuar masat ajrore më të freskëta nga veriu i Evropës që kanë zbritur nga Evropa Qendrore drejtpërsëdrejti në Shqipëri dhe rajon, duke sjellë freskim të motit. Jo vetëm në fundjavë, por edhe në fillim të kësaj jave, ku minimalet janë 10 apo 11 gradë në qytete, në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulëta. Është vërtet freskët sidomos mëngjesi dhe darka. Maksimalet pritet të regjistrohen deri në 31 gradë. Nga e marta deri të premten do ketë rritje, deri në 33 gradë”, u shpreh ajo.

Porja theksoi se në fundjavë do të jetë mot më i ngrohtë, pasi do të vijnë masat ajrore nga veriu i Afrikës. /Euronews Albania/