Moti sot parashikohet të jetë i kthjellët, pa reshje në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 deri në 15 gradë Celsius, në vendet e ulëta: 2 deri në 15 gradë Celsius, dhe në vendet malore: -2 deri në 10 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/