Ditën e sotme parashikohet një mot me reshje të dobëta në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Në Veri të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 deri në 15 gradë Celsius, në vendet e ulëta: 6 deri në 14 gradë Celsius dhe në vendet malore: 1 deri në 10 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/