Edhe për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës. Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -12 deri 4 gradë Celsius, në zona e ulëta -7 deri 17 gradë Celsius, në zona bregdetare -1 deri 16 gradë Celsius. /Telegrafi/