Shërbimi Metrotologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta në juglindje në relievet malore.
Prani e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësideri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -7 në 17 gradë Celsius. /Telegrafi/