Ditën e enjte territori i Shqipërisë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/sek
kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 4 deri 14 gradë Celsius, në zonat e ulëta 8 deri 23 gradë Celsius, në zonat bregdetare 9 deri 24 gradë Celsius. /Telegrafi/