Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat janë të përqendruara në relievet kodrinore-malore të vendit. Reshje të pakta shiu do të jenë të pranishme në relievet e larta malore në juglindje të vendit në orët e para të mëngjesit. Mjegull dhe mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 7 në 24 gradë Celsius. /Telegrafi/